
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se ushtria meksikane ka dështuar në luftën kundër karteleve të drogës.
Kështu thuhet në disa dokumente diplomatike, të publikuara nga faqja Wikileaks, para se ajo të dilte off line.
Një dokument i dërguar nga ambasada amerikane në Qytetin e Meksikos thotë se ushtria lokale është e ngadaltë dhe e pamotivuar.
Në të thuhet gjithashtu se trupat nuk kanë stërvitjen e duhur për të patrulluar rrugët, ose për të mbledhur prova për dënimin e të arrestuarve.
Megjithatë, dokumenti vlerëson qeverinë meksikane për “angazhimin e paprecedent” për të gjunjëzuar kartelet e drogës.
“Por lufta po pengohet nga përhapja e gjerë e korrupsionit në institucione dhe mungesa e koordinimit”, thuhet në të.
Dokumenti, i cili daton më 29 janar 2010, vlerëson gjithashtu se vendosja e trupave në Siudad Huarez, qytet i kthyer në fushë beteje e klaneve të drogës, ka dështuar në reduktimin e dhunës.
Top Channel