SHBA, Dhoma voton pro shkurtimit të taksave

03/12/2010 10:55

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka kaluar një projektligj që parashikon zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave për qytetarët e klasës së mesme, duke i lënë atyre mundësi për të pasur më shumë kursime.

Projektligji i hartuar nga demokratët i mban taksat të ulëta për amerikanët që fitojnë më pak se 200 mijë dollarë në vit.

Kuotat e taksave ishin miratuar nga administrata e presidentit George W. Bush dhe republikanët në vitin 2001 dhe 2003.

Por ligji pritet të dështojë në Senat, ku republikanët mbështesin opsionin e taksave të ulëta për të gjithë qytetarët amerikanë.

Në këtë mënyrë afati i shkurtimit të taksave do të skadonte brenda vitit, kuotat do të ngriheshin për të gjithë taksapaguesit, gjë që do të dëmtonte rimëkëmbjen e eknomisë së brishtë të SHBA.

Top Channel