Seuli: Do reagojmë me sulme ajrore

03/12/2010 14:00

Ministri i ri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut ka premtuar një përgjigje të fortë, me sulme ajrore, nëse Koreja e Veriut do të godasë sërish.

Kim Kwan Jing e ka bërë deklaratën e tij gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin e Seulit.

Koreja e Veriut bombardoi javën e kaluar një ishull të Jugut, që ndodhet pranë kufirit detar mes dy vendeve, duke vrarë katër persona dhe shkatërruar shumë shtëpi.

Shefi i shërbimeve sekrete të Seulit paralajmëroi pak ditë më parë për sulme të reja nga ana e Penianit.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar tej mase pas bombardimit, që sipas Penianit erdhi për shkak të manovrave ushtarake të marinës së Jugut.

Top Channel