Përmbytje edhe në Elbasan

03/12/2010 16:55

Për shkak të reshjeve ka patur rrëshkitje të dheut në linjën hekurudhore Librazhd-Pogradec, në fshatin Dragostunje.

Nga kjo rrëshkitje kanë rënë masive dheu dhe balte, të cilët kanë sjellë edhe bllokim të linjës hekurudhore, e për pasojë edhe anomali në intinerarin e lëvizjes së trenit në linjën Tiranë-Pogradec. Zona në fjalë është pastruar nga punonjës të Drejtorisë së Rrugëve Nacionale, duke dërguar  në vend mjetet e rënda. Nderkohe reshjet shkaktuan permbytje ne Elbasan.

Situata eshte renduar nga mungesa e kanalizimeve ne nje prej lagjeve dhe prurjeve te shumta te shiut. Por problem me shqetesues mbetet dalja e ujrave te zeza ne siperfaqe te cilat futen ne oborret e shtepive te ketyre banoreve. Kjo situate krijohet sa here qe bie shi dhe banoret jane te detyruar qe ta nxjerrin ujin qe futet ne oborret e shtepive me kova.

Ata kane kerkuar nga instancat perkatese shume here berjen e kanalizimeve por kjo mbetet thjesht nje shprese e larget per t’u realizuar. Perpos kesaj kjo lagje vazhdon te rrezikohet edhe nga Perroi i Zaranikes, argjinatura e te cilit eshte ne gjendje kritike.

Top Channel