Moti, 60 të vdekur në Evropë
03/12/2010 15:45
Vala e të ftohtit që prej një jave ka gjunjëzuar Evropën ka shkaktuar të paktën 60 të vdekur dhe vazhdon të paralizojë transportin, përveçse disa përmirësimeve të veçanta.
Në Evropën Qendrore në 24 orët e fundit, i ftohti ka vrarë 17 persona, duke e çuar në 45 numrin e të vdekurve të javës, të cilëve iu shtohen 11 vdekje në Rusi, 1 në Gjermani dhe 3 në Francë.
Temperaturat sot në Braemar në Skoci (-20*C) kanë qenë afërsisht sa në Moskë (-24*C).
Në Britaninë e Madhe më shumë se 2 mijë shkolla janë mbyllur dhe transporti është i kufizuar nga akulli dhe dëbora.
Top Channel