Kidman: Nuk jam shtatzënë
03/12/2010 13:50
Zëdhënësja e Nicole Kidman ka përgënjeshtruar lajmet se aktorja australiane është shtatzënë për herë të dytë.
Shkak për përhapjen e zërave u bë një foto e realizuar në New York, ku diva hollivudiane dukej paksa më e mbushur.
Nicole është nënë e Sunday Rose, e lindur në vitin 2008, e po ashtu ka dy fëmijë të adoptuar nga martesa me ish-bashkëshortin Tom Cruise.
Top Channel