Irak, përplasen autobusët e pelegrinëve

03/12/2010 16:55

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një përplasje mes dy autobusëve me pelegrinë në Irak.

Shumica e pasagjerëve ishin shtetas iranianë.

Ngjarja ka ndodhur në jug të vendit, sipas informacioneve të dhëna nga policia e provincës së Babilit.

Një prej mjeteve ishte drejtuar nga Najaf në Samarra, dy qytetet e shenjta për shiitët, ndërsa tjetri nga Najaf në Hilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA