Evropianët përballen me motin e ftohtë
03/12/2010 10:50
Banorët e veriut të Evropës vazhdojnë të përballen me reshje të dendura dëbore, temperatura jashtëzakonisht të ulëta dhe me motin që në fundjavë do të jetë më i ftohtë.
Deri tani 28 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e të ftohtit të acartë apo aksidenteve të lidhura me kushtet e motit.
Mijëra persona kanë mbetur të bllokuar pasi rrugët dhe linjat hekurudhore janë bllokuar, ndërkohë që aeroportet janë mbyllur.
Në Poloni temperatura ka rënë në -33 gradë celsius, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 18 personave, shumica e të cilëve endacakë.
Ndërsa në rajonin e Ballkanit përmbytjet kanë detyruar mbi 1 mijë persona të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Top Channel