
Michael Douglas flet për herë të parë për eksperiencën e tij si i sëmurë me kancer.
Në një intervistë të gjatë për “Hollywood Reporter”, aktori 66-vjecar ka folur për vitin e fundit të vështirë që ka kaluar. Fillimisht u shqetësua për arrestimin e djalit të tij të madh për drogë, Cameron, më pas zbulimin e kancerit në grykë dhe në fund për kërkesën e gruas së tij të parë për 50 përqind të fitimeve nga Wall Street, kërkesë që u refuzua nga gjykata.
Aktori sot është në rrugën e shërimit dhe duket optimist, por ka pranuar se terapia ka qenë një ferr i vërtetë, nje ngjarje shumë më e keqe se fotografët dhe gazetarët që e kanë ndjekur kudo.
Douglas tregon se i ka ardhur keq edhe për babanë e tij, Kirk, i cili i ka ndenjur shumë pranë gjatë ditëve më të vështira.
“Mendova se nuk do ta përballonte, por ai u tregua i madh duke ardhur dhe duke më takuar përditë. Im atë është vërtetë njeri i fortë”, thotë Douglas.
Top Channel