Clinton: Koreja dhe Irani, rrezik për paqen

03/12/2010 14:15

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Irani dhe Koreja e Veriut mund të bëjnë që të shpërthejë një garë armatimi rajonale.

Shkak për këtë, sipas Clinton, janë programet e tyre ilegale bërthamore, që kërcënojnë paqen në mbarë botën.

“Gara për armatimin bërthamor mund të përdoret nga dy vendet për të kërcënuar fqinjët. Kjo do të shkaktojë më pas një garë armatimi që do të përfshijë të dy rajonet”, ka deklaruar Clinton.

Deklaratën e saj, shefja e diplomacisë amerikane e ka bërë nga Bahreini, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë rajonale.

Top Channel