50 vjetori i aleancës SHBA-Japoni

03/12/2010 02:35

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara nisën një manovër ushtarake të përbashkët, më e madhja për nga përmasat e realizuar ndonjëherë nga të dyja vendet.

Lajmi njoftohet nga Ministri i Mbrojtjes japonez. Manovra e pagëzuar me emrin “Shpata e mprehtë” mbahet me rastin e 50 vjetorit të aleancës amerikano-japoneze.

Stërvitja e përbashkët ishte planifikuar prej kohësh, ndihmuar edhe nga kriza e shkaktuar nga Koreja e Veriut në rajon, edhe pse nuk është e lidhur me këtë fakt drejtpërdrejt.

Angazhimi i SHBA-së në rajon me manovrat ushtarake është intensifikuar ndjeshëm. Brenda pak muajsh janë mbajtur 3 stërvitje ushtarake, 2 të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe një me Japoninë.

Top Channel