“Sekretet” e Julian Assange

02/12/2010 03:05

Ndërsa ka nisur të publikojë sekretet e të gjithë botës, edhe vetë Julian Assange ka sekretet e tij, që shumë pak persona i dinë.

Kjo është një listë me “sekretet” që njerëzit duhet të mësojne mbi personin më të famshëm në botë për momentin.

1- Lindi në vitin 1971 në Toën Villë në Australi. Fëmijëria e tij ka qenë e trazuar, u arsimua në shtëpi, pjesërisht nga familja që u zhvendos 37 herë kur ai ishte 14 vjeç.  

2- Aktualisht nuk ka shtëpi por pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Suedi. Kaloi vite të adoleshencës duke vrapuar me nënën e tij që i largohej një të dashuri abuziv, anëtar i një kulti.

3- Komunikonte me miqtë dhe kolegët me telefona të koduar, udhëton me emra falsë, vishet shëmtuar dhe përdor para kesh dhe jo kartë krediti apo debiti.

4- U bë hacker kur ishte adoleshent. Në vitin 1991 mundi të hyjë në sistemin e telekomit kanadez, u arrestua dhe u dënua për pirateri, por nuk kaloi asnjë ditë në burg.

5- Assange u martua që në moshën 18 vjeç. Ai dhe e shoqja u ndanë 1999 pas një beteje të gjatë në gjykatë për kujdestarinë e djalit të tyre.

6- Wikileaks u formua me donacione, mori mbi 200 mijë dollarë pasi publikoi videon e një helikopteri që goditi civilë në Bagdad.

7- Mban disa tituj e nderime ndërkombëtare, si nga Amnisty International.

8- Shumë në Shtetet e Bashkuara e shohin Assange jo si gazetar, por si një spiun dhe terrorist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA