Meta: Përmbytjet, nga prurjet e mëdha

02/12/2010 19:15

Ministri i Energjitikës, Ilir Meta ka deklaruar se përmbytjet në qytetin e Shkodrës kanë ardhur si pasojë e prurjeve të mëdha.

Duke folur në mbledhjen e shtabit të emergjencave, Meta ka nënvizuar se prurjet e tepërta cojnë detyrimisht na hapjen e portave të hidrocentraleve.

“Shkarkimet kanë qenë të detyrueshme për shkak të prurjeve të mëdha. Për sa kohë ka prurje të mëdha jemi të detyruar të hapim portat. Shkodra është përmbytur nga prurjet e liqenit dhe lumit Bunë”, ka deklaruar Meta.

Top Channel