Amerikanët: Rusia, shtet mafioz

02/12/2010 12:00

Rusia- shtet mafioz, i mbytur nga një korrupsion gërryes, nga mitmarrja e mania për raketat. Ky ishte një mesazhet e diplomateve amerikanë dërguar Washingtonit.

Ne ate vend, nuk ka dallim mes qeverise dhe krimit te organizuar, citohet ne leter-kembim nje prokuror spanjoll. Moska nen drejtimin e ish-kryebashkiakut Juri Luzhkov eshte kthyer ne nje kleptokraci. Nje tjeter dokument permend paralajmerimin e nje kontakti rus mbi planet e Medevdevit per te farketuar aleanca te fshehta mes biznesit dhe qeverise, i pari paguan, e dyta e mbron nga konkurrenca reale.

Kryeministri Putin nuk e fshehu irritimin. “Jane te gjitha shpifje dhe pjese e nje fushate per keqinformim”, tha ai gjate nje interviste per Larry King te CNN-it. Megjithate, u tregua i kujdesshem ta minizonte efektin e rrjedhjes se informacionit, te pakten publikisht, duke shtuar sidoqofte se te dhenat e ekspozuara, nuk perbejne ne te vertete, ndonje katastrofe te madhe. Megjithate, nuk e la pa i permendur Shteteve te Bashkuara limitet e gjithsecilit.  

“Kur flasim me miqte tane amerikane dhe i permendim problemet sistematike qe ka ne kete drejtim, degjojme te na thuhet: ‘Mos nderhyni ne punet tona te brendeshme! Kjo eshte tradita jone, dhe keshtu do te vazhdoje’. Dhe ne nuk nderhyjme. Por do te doja t’i keshilloja koleget qe as ata te mos nderhyjne ne zgjedhjet qe ben populli rus”, tha Putin.

Në dokumentet e reja të publikuara këto ditë në ëikileaks, ka akuza serioze nga zyrtarë që flasin me autoritet per ceshtje te caktuara. Keshtu p.sh nje  telegram nis me pohimin e një bisnesmeni ukrainas te lidhur me korporatën shtetërore Gazprom, qe rrefen si merrte urdhëra nga nje bos i krimit te organizuar, nje nga njerezit me te kerkuar nga FBI-ja.

Një tjetër citon gjykatësin spanjoll Jose Grinda Gonzalez që shtron pyetjen nëse kryeministri rus Vladimir Putin ka lidhje me kriminelët. Pas termetit qe shkaktoi Wikileaks, presidenti Obama vendosi mes masash te tjera, edhe krijimin e nje posti te ri te nje eskperti kunder terrorizmit, i cili ka detyren te zbuloje si munden te merreshin mijëra dokumente sekrete nga dosjet e qeverisë, dhe te perforcoje po keshtu rrjetin kompjuterik të administrates amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA