Misteri i xhamisë së Tiranës

01/12/2010 20:40

Takimi mes kryeministrit Berisha dhe kreut te KMSH-së Selim Muca ditën e martë është shoqëruar me një mospërputhje informacioni në lidhje me atë cka është biseduar në selinë e Kryeminstrisë për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë.

Sipas sajtit zyrtar të Këshillit të Ministrave, në takim është diskutuar për premtimet disa vjecare të kryetarit të bashkisë Edi Rama për ndërtimin e xhamisë në kryeqytet, të cilat sipas njoftimit janë thjesht premtime elektorale dhe jo dicka konkrete, pasi ai nuk e ka vullnetin real për ndërtimin e saj.

Një deklaratë që bëri bujë, pasi mund të interpretohej në disa mënyra, si një deklaratë e kryeministrit, si një deklaratë e kreut të komunitetit mysliman, Selim Muca, por edhe si një qendrim i tyre i përbashkët.

Një ditë më vonë edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar publikon në sajtin vet një komunikatë për shtyp, ku në mënyrë diplomatike mundohet të sqarojë qendrimin e Mucës në takim.

Sipas deklaratës së KMSH, kryetari Muca i ka kërkuar kryeministrit mbështetje për ngritjen e Xhamisë së Madhe në Tiranë, duke i bërë të ditur atij edhe mbështetjen që ka marrë prej bashkisë së Tiranës për këtë pikë.

Deklarata nuk përmend asnjë sulm ndaj kreut të bashkisë, cka sipas komunitetit mysliman tregon se janë fjalë që nuk janë thënë prej Selim Mucës.

Pas problemeve disa muaj më parë brenda KMSH, kjo është hera e parë që kryeministri Berisha pret në selinë e tij kryetarin e KMSH Selim Muca, një veprim ky që legjitimon dhe zgjedhjet në këtë komunitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA