Dëbora bllokon Europën

01/12/2010 22:15

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar çrregullime në trafikun rrugor e ajror në Europën Veriore.

Britania e Madhe, Franca dhe Zvicra u detyruan të mbyllnin disa aeroporte nga pamundësia e funksionimit të tyre si pasojë e reshjeve të dëborës. Vendi më i dëmtuar nga reshjet duket se është Polonia ku 8 të pastrehë gjetën vdekjen si pasojë e temperaturave të ulta që shkuan përtej -20 gradëve.

Në Moskë termometri shënoi -23 gradë, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë më 1 dhjetor që nga viti 1933. Ndërkohë në Gjermani dëbora shkaktoi anulimin e dhjetra fluturimeve, bllokimin e disa rrugëve dhe mbylljen e disa shkollave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA