10 personalitetet, bashkia hap konkursin

01/12/2010 18:55

Bashkia e Tiranës organizon për të katërtin vit konkursin e 10 personaliteteve, qofshin këta të njohur apo fare të panjohur për publikun.

Mjafton që të kenë dhënë kontribut dhe shembull të mirë në komunitetin kryeqytetas.

Në këtë konkurs janë qytetarët e Tiranës, që nëpërmjet votimit në adresën [email protected], do të sugjerojnë një emër individi apo organizate, bashkangjitur me arsyetimin.

Më pas juria e përbërë nga 6 personalitete të shquara në kryeqytet do të shpallë 10 personalitetet e vitit më datë 3 dhjetor 2010.

Top Channel