Rama: Qeveria, dëm një miliard euro

30/11/2010 20:40

Në protestën e opozitës në Lushnje, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë thirrje për largimin e qeverisë, duke e akuzuar atë si grabitqare të pronave të qytetarëve nëpërmjet presionit mafioz të lojës së sekserëve.

“Askund nuk ka kryeministër si Saliu që vjedh votën për të grabitur vendin e vetë. 1 milion të papunë dhe 1 miliard dëme ekonomike për vendin, është fatura e kësaj qeverie që duhet të largohet për t’u kthyer shqiptarëve të gjitha ato para që janë padrejtësisht në duart e qeveritarëve. Kjo qeveri duhet të largohet se Saliu dështoi”, është shprehur Rama.

Para banorëve të Lushnjes, Rama akuzoi kryeministrin e vendit se nuk pranon të hapë kutit pasi kërkon me të njëjtën metodë të vjedhë votat në zgjedhjet e ardhshme.

I shoqëruar në këtë protestë nga Petro Koçi, Spartak Ngjela, Rama është shprehur për largimin e Berishës dhe qeverisë së tij me qëllim për t’i kthyer shqiptarëve Shqipërinë.

Top Channel