Një ishull për William e Kate
30/11/2010 11:05
William e Kate, do të jetojnë vetëm pas martesës, larg turmës së cmendur të njerëzve që i adhuron.
Cifti i ardhshëm ka vendosur se ku do të jetojë…nuk bëhet fjalë për Buckingham Palace dhe as për Kështjellën e Windsor. Nuk bëhet fjalë për asnjë prej rezidencave luksoze mbretërore dhe as për ndonjë shtëpi në Notting Hill. Kate dhe William kanë zgjedhur ishullin Anglesey, larg kaosit dhe rrëmujës.
Motivi zyrtar është RAF Valley, baza ushtarake ku shërben William, ndërsa arsyeja personale është se të dy kanë të drejtë që të jetojnë si njerëz normalë.
Top Channel