McCartney rrëzohet në koncert
30/11/2010 13:20
Paul McCartney rrëzohet para 67 mijë fansave, në fund të koncertit të tij në Brazil.
Ish-pjesëtari i Beatles, këto ditë ndodhet për turne në Amerikën Latine. Në fund të koncertit pasi përshëndeti turmën Paul u drejtua pas kuintave, gjithnjë i ndjekur nga një telekamera që shfaqej në një ekran gjigant në skenë.
Vetëm pak metra larg dhomave të artistëve, Paul pengohet, rrëzohet përtokë por ngrihet menjëherë me një shpejtësi prej të riu…Ai vazhdoi të vrapojë duke mos carë kokën për 68 vjetët që mban mbi kurriz.
Imazhet e videos së regjistruar të dielën po bëjnë xhiron e botës dhe duket se argëtojnë publikun.
Top Channel