Jolie: Roli i nënës, më i vështirë se i aktores

30/11/2010 15:50

Për Angelina Jolie është shumë më e lodhshëm roli i nënës sesa xhirimi i një filmi.

“Kur jam duke punuar për një film, gjithmonë kam kohë të marr pak pushim, ndërsa kur merresh me fëmijët nuk ke kohë për asgjë”, shpjegon aktorja.

“Është më e lëhtë të punosh për orë të tëra në xhirimet e një filmi sesa të rrish në shtëpi dhe të kujdesesh për fëmijët sepse në fund të ditës përfundon “e shkatërruar”. Gjithsesi, jam me fat që kam një bashkëshort si Brad (Pitt) që më ndihmon shumë në rritjen e fëmijëve”, përfundon Jolie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA