
Historia e albanologjisë do të ishte e cunguar pa veprën e një prej më të mëdhenjve dhe të panjohurve në realitetin shqiptar, At Zef Valentini.
Një prift jeziut italian, i cili shërbeu dhe drejtoi seminarin jeuzit në Shkodër në vitet 1920-1942, Zef Valentini u bë studiuesi i huaj më i madh i gjuhës dhe traditave shqiptare.
I rikthyer në Itali, ai iu kushtua gjuhës dhe studimit mbi Shqipërinë. 20 veprat e para u botuan pas një pune studimore gati 20-vjeçare duke nxjerrë në dritë veprën e lënë në harresë nga historiografia shqiptare.
“At Zef Valentini është i panjohur dhe ka patur fatin ose statusin e Mit’hat Frashërit përsa i përket trajtimit që i është bërë dijeve të tij dhe personalitetit të tij; fatin e Gjergj Fishtës, Anton Arapit dhe Branko Merxhanit”, u shpreh Ndriçim Kulla, studiues dhe botues i veprave të At Zef Valentinit.
I mbështetur ndër vite nga Ministria e Kulturës si projekt, drejtuesi aktual i këtij institucioni çmoi këtë kontribut të rëndësishëm për kulturën shqiptare.
“Kjo trashëgimi na jep mundësinë të njihemi nga afër me këto vepra që shoqërisë sonë i japin identitet dhe dallueshmëri nga kulturat e tjera”, deklaroi ministri Ferdinand Xhaferri.
At Zef Valentini vdiq në vitin 1979 ndërsa ishte ende në krye të Institutit të Studimeve për Shqipërinë.
Top Channel