Topi: Koha për kompromis

29/11/2010 12:00

Ne Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikes Bamir Topi ka organizuar nje pritje me rastin e festive kombetare. Te ftuar ne kete pritje ishin autoritete te larta shteterore, deputete politikane, trupi diplomatik dhe personalitete te ndryshme.

Pas himnit presidenti i Republikes ndersa ka mbajtur fjalen e rastit berri thirrje forcave politike qe te lene menjane ndasite ne te mire te vendit.

“Kompromisi në respekt dhe në shërbim të ligjit është forcë dhe jo dobësi. Dialogu është zgjidhja e vetme e problemeve.Është koha që këto mësime të historisë, jo vetëm tonës, por edhe të të gjitha vendeve të zhvilluara demokratike, të përvetësohen nga të gjitha aktorët e politikës dhe të jetës publike shqipare. Do të uroja që në jetën parlamentare, e cila është mishërim i vetë demokracisë, qeveria dhe opozita, nëpërmjet debatit dhe kundërvënies e argumentimit të alternativave të frytshme, të gjejnë vullnetin për të miratuar ligje në interes të qytetarëve, të vendit e të proceseve integruese si kryefjalë të aksionit tonë të përbashkët politik, ngadalësimi i të cilit nuk pranon asnjë lloj justifikimi dhe nuk përjashton askënd nga përgjegjësia përballë qytetarëve të këtij vendi”, tha Topi.

Pas kesaj fjale te ftuarit kane shkembyer urimet me njeri- tjetrin per festat kombetare te Shqiperise.

Top Channel