" /> ">

Rama: Të realizojmë ëndrrën evropiane

29/11/2010 11:30

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputetë opozitarë nderuan sot kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut, në 66-vjetorin e Clirimit të vendit. Kurora dhe tufa me lule u vunë në monumentin “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Pas ceremonisë së përvitshme, kreu i PS-së u shpreh për gazetarët se ende shumë gjëra për të cilat u luftua ende kanë mbetur pa u realizuar.

“Sot jetojmë në një Shqipëri në një krizë të thellë, të refuzuar nga Bashkimi Evropian në rrugën drejt integrimit”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së theksoi se në emër të dëshmorëve, “të gjithë bashkë duhet të cojmë përpara punët e vendit, që nuk ka asnjë arsye se përse të mos e përmbushë ëndrrën e vjetër evropiane”.

Top Channel