Pavarësia, ambasada në Londër nuk jep pritje

29/11/2010 15:10

Shkurtimet në buxhetet e ministrive të urdhëruara nga ministri i Financave Ridvan Bode apo deklaratat e kryeministrit Berisha “për një qeveri në dietë” e kanë patur efektin e tyre mijëra kilometra larg Shqipërisë.

Pritja zyrtare tradicionale për kremtimin e festave kombetare të 28 dhe 29 Nëntorit, këtë vit nuk është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Londër.

Top Channel ka mësuar se shkaku mosorganizimit ishte mungesa e një fondi që Ministria e Jashtme duhet t’i akordonte për këtë qëllim kësaj ambasade. Eshtë hera e parë që nga viti 1991 kur është rihapur ambasada shqiptare në Londër që nuk organizohet një pritje zyrtare.

Një ngjarje e tillë padyshim që ul prestigjin e përfaqësimit të  shtetit shqiptar në  një prej kryeqyteteve më të rëndësishme në botë sic është Londra.Mosdhënia e fondeve për pritjen zyrtare në Londër është një viktimizim i hapur që i bëhet ambasadës shqiptare në Londër, njëkohësisht komunitetit shqiptar atje, pasi në vendet fqinje me Anglinë, si Franca apo Belgjika janë zhvilluar pritje zyrtare nëpër ambasada.

Përgjegjësia dhe turpi  bie mbi qeverinë shqiptare, e cila vitin e fundit ka organizuar disa koncerte festi ve me vlerë miliona euro, ku këngëtarët vetëm për të luajtur buzët duke kënduar me ‘playback’ janë paguar nga 2 deri 3 mijë euro secili.

Megjithatë shoqatat e emigrantëve në cdo cep të Anglisë janë mbledhur duke festuar me plot dinjitet, Ditën e shpalljes së Pavarisë duke i dhënë një leksion të mirë qeverisë shqiptare e cila nuk ka 5 mije euro fond për organizimin zyrtar të pritjes nga ambasada në Mbretërinë e Bashkuar.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta