Meta: Shqiptarët, më të lirë se kurrë

29/11/2010 09:50

Maxhoranca e feston e ndarë datën e Clirimit të vendit. Kështu sot zëvendëskryeministri Ilir Meta bëri homazhe për 66-vjetorin e Clirimit te monumenti “Nënë Shqipëri”, i shoqëruar nga zëvendësministrat e forcës së tij politike dhe zyrtarë të tjerë.

“Ky është moment tepër i vecantë sepse është një festë që përkon me një dimension të ri të lirisë të gjithë qytetarëve që është Shqipëria pa viza. Ata që luftuan për clirimin e vendit natyrisht luftuan për t’u dhënë vendit lirinë që meritonte”, tha Meta.

Sipas tij në këtë 29 nëntor liria e shqiptarëve është më e madhe se asnjëherë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB