Aguilera: Krenare që jam “nënë beqare”

29/11/2010 10:45

Ditët e Christina Aguilera janë të mbushura me kënaqësi tani që është një “nënë beqare”.

Tetorin e kaluar, Aguilera u nda nga partneri i saj, Jordan Bratman, dhe tani po i shijon plotësisht avantazhet dhe disavantazhet që ka rritja vetëm e djalit të saj Max.

“Të qënit prind bën që të jesh krenare çdo ditë dhe çdo detaj i vogël të jep një lumturi shumë të madhe… të shohësh maskimin e fëmijës për ditën e Halloween ose t’i këndosh këngë përditë për ta vënë në gjumë”, shprehet këngëtarja.

Edhe pse “përditshmëria” për Christina Aguilera nuk është si e gjithë të tjerëve…

“Max dhe unë shkojmë shpesh në ‘Disneyland’. Është vendi më i lumtur i Botës”, thotë Aguilera.

Top Channel