Festa e Pavarësisë, ceremoni në Pallatin e Brigadave
28/11/2010 20:10
Me rastin e Festës së Pavarësisë Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka hapur ceremoninë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
“E kam privilegj që këtë 28 nëntor u uroj shqiptarëve gëzuar festën e madhe”, nisi fjalën e tij presidenti Topi.
Më tej në fjalën e tij presidenti Topi vlerësoi aktin themelues të shtetit shqiptar. Ai tha se vonesa nuk do të thotë prapambetje, por maturi dhe përgjegjshmëri.
Në ceremoni marrin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zyrtarë të tjerë të lartë si dhe anëtarë të përfaqësive diplomatike të huaja në Tiranë.
Top Channel