Berisha inauguron pavionin e ri të neurologjisë

28/11/2010 16:25

Kryeministri Sali Berisha, ka inauguruar shërbimin neurologjik, në spitalin civil “Nënë Tereza”, për të cilin janë shpenzuar 3.5 milion dollarë.

Kreu i qeverisë i shoqëruar, nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, dhe nga profesor Mentor Petrela, tha se për këtë shërbim do të jepen edhe 7 milion euro të cilat do të shkojnë për blerjen e apraturave moderne.

“Ne do të bëjmë që shqiptarët të gëzojnë shërbimet shëndetësore cilësore më moderne që meritojnë, ne do bëjmë që në një garë të hapur të sektori publik dhe të sektorit privat, qytetarët shqiptarë të jenë të aftë, të jenë në gjendje të blejnë shërbimet më të mira për shëndetin e tyre, fëmijëve dhe familjen e tyre”, deklaroi në fjalën e tij kryeministri Berisha.

Në këtë inaugurim, kryeministri Sali Berisha ka theksuar se ky është një eveniment i rëndësishëm edhe pse përkon me datën e çlirimit të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA