98-vjetori i Pavarësisë

28/11/2010 10:30

Ashtu siç është bërë tashmë traditë përvjetori i shpalljes së pavarësisë është përkujtuar sëbashku me Ditën e Clirimit nga të djathtët të cilët kanë vënë kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.

Kreu i shtetit Bamir Topi i cilësoi dëshmoret si inisiatorët e parë të Shqipërisë europiane, të një Shqipërie siç tha ai të vlerave të mëdha që qëndron e denjë peërkrah gjithë kombeve të tjera.

“Jo vetëm që kujtojmë, por themi me zë të lartë që veprat dhe ideali i tyre bëhen realitet i një Shqipërie që sot ndodhet në dyert e Europës me dinjitet të plotë”, u shpreh presidenti Topi.

Për shefin e qeverisë shqiptarët e festojnë sot ditëlindjen e kombit të tyre në një vend të denjë për të cilin kanë luftuar siç tha ai, jo vetëm dëshmorët e luftës nazifashiste ,por edhe ata të viteve të diktaturës komuniste.

“Dita më e shënuar, dita e përjetësisë dhe krenarisë së madhe për çdo shqiptar. Sot nderojmë themeluesit e pavarësisë. I nderojmë si një vend anëtar i NATO-s, si qytetarë të një vendi të cilët lëvizn të lirë në mbarë Europën për herë të parë në historinë tonë”, deklaroi kryeministri Berisha.

Top Channel