28 nëntori, PDU feston në Fier

28/11/2010 19:45

98 vjetori i shpalljes së pavarësisë është festuar me madhështi edhe nga dega e Partisë Drejtësi dhe Unitet në qytetin e Fierit.

Në nderim të kësaj dite, të rinj e të reja, pjesëtarë të klubit të patriotëve të rinj, por edhe drejtuesit e degës së kësaj force politike në Fier, kanë dhuruar qindra flamuj kombëtar për qytetarët fierakë.

Ceremonia e kësaj feste nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe me pas vazhdoi me këngë patriotike, me këngë nga të gjitha trevat shqiptare e sidomos nga treva e Çamërisë.

Kryetari i degës së Partisë Drejtësi dhe Unitet për Qarkun e Fierit, Nimet Musai shprehet se aktivitete të tilla që i përkasin çështjes dhe identitetit tonë kombëtar janë shumë të rëndësishëm.

Për këtë aktivitet të rëndësishëm një rol kryesor kishte edhe klubi i patriotëve të rinj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta