Winona Ryder: Jolie më shmangej

26/11/2010 16:25

Winona Ryder dhe Angelina Jolie kanë qenë protagoniste në filmin “Girl, Interrupted” të vitit 1999, por nuk kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie miqësore me njëra-tjetrën.

Ryder, e cila interpretonte rolin e Susanne Kaysen në filmin “Girl, Interrupted”, kujton: “Gjatë xhirimeve mendoja se do të bëheshim shoqe të ngushta, por Jolie më shikonte vetëm si një kolege, më shikonte si Susanne dhe jo si Winona.”

“Në një mënyrë shumë të respektueshme dhe elegante, Angelina gjithmonë ruante distancat me mua”, vazhdon aktorja.

Megjithatë, Winona Ryder shprehet e gëzuar për arritjet e Angelina Jolie në jetë: “Më vjen shumë mirë që ka arritur të ketë sukses në jetën e saj profesionale dhe private.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA