Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Nuk është një periudhë e lumtur për familjen Douglas, për shkak se kryefamiljari Michael u diagnostikua pak kohë më parë me kancer në fyt.
Aktori 65-vjecar dhe gruaja e tij Catherine Zeta Jones kanë reaguar pozitivisht ndaj sëmundjes, sepse mjekët janë shumë optimistë se kjo gjendje do të kalojë pas tetë javësh kimioterapi.
Aktori, qetësisht i është dedikuar promovimit të filmit të tij të ri “Wall Street 2”. “Tumori është në stad të avancuar, por unë do ta mund”, deklaroi Michael.
Megjithatë kohët e fundit Michael është gjithnjë e më i dobët dhe i tërhequr në fytyrë për shkak të sëmundjes. Por ai nuk ka lënë pas familjen. Bashkë me të shoqen kanë cuar fëmijët e tyre Dylan e Carys në Disneyworld. Familja ka dalë bashkë në foto dhe te katert duken të bashkuar dhe të lumtur.
Top Channel