Efron mashkulli me kraharorin më të bukur

26/11/2010 13:15

Zac Efron fiton edhe titullin e “Mashkullit me kraharorin më të bukur Hollywood 2010”.

Nuk mjaftoi fama e madhe ne radhet e adoleshenteve, por tani “People” i ka dhuruar edhe këtë medalje të artë aktorit që në 365 ditët e fundit punoi fort me fizikun e tij për të qenë më tërheqës.

Zac mundi në këtë garë bukuroshin Hugh Jackman dhe Joe Manganiello-n. Në dhjetëshen më të mirë janë Kellan Lutz, Bradley Cooper, Mechad Brooks, Jude Law, Eddie Cibrian, Channing Tatum dhe Eric Dane.

Top Channel