Boyle kërkon bashkëpunim me Rihanna-n

26/11/2010 15:35

Susan Boyle, e bërë e famshme me talentin e saj në programin ‘X Factor’, e shikon Rihanna-n si një rivale në muzikën ‘pop’ dhe mendon se një ditë mund të bashkëpunojnë në një projekt ‘R&B’.

“Kam shumë konkurrencë. Do më pëlqente që me këngëtaren Rihanna të bëja një këngë. Ka disa lloje muzike të cilat të shkojnë për shtat dhe disa të tjera të cilat jo dhe aq shumë. Nuk e di se sa e mirë mund të jem në rrymën ‘R&B’. Besoj se mund t’ia dal mbanë, por asnjëherë nuk i dihet”, u shpreh Susan.

Një nga ëndrrat e këngëtares skoceze është që të njohë edhe ish-këngëtarin e “Beatles”, Paul McCartney: “ ‘Beatles’ vazhdojnë ende të dëgjohen dhe unë do doja të isha si ata”.

Top Channel