Beyonce: Falenderoj Zotin për talentin që kam

26/11/2010 20:25

Beyonce Knowles pyet veten pse Zoti i ka dhënë këtë jetë që ka.

Këngëtarja, që gjithmonë është shprehur se është shumë besimtare, tregohet mirënjohëse që talenti i saj bën që të ketë një jetë ëndrrash.

“Ka raste që më duket e pabesueshme. Pse Zoti më ka dhënë këtë talent, këtë dhuratë, këtë familje?”, shprehet Beyonce.

Në lidhje me planet përsa i përket familjes së saj dhe fëmijëve, ylli i muzikës deklaron: “Për momentin nuk kam plane, por do vijë dita kur do filloj të bëj plane të tilla. Arsyeja se pse nuk kam akoma fëmijë është sepse dua të bëj disa gjërat të caktuara përpara se të bëhem nënë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA