Spears, nënë me kohë të plotë

25/11/2010 15:30

Britney Spears kërkon të rimarrë kujdestarinë e fëmijëve të saj, Sean Preston dhe Jayden James (5 dhe 4 vjeç respektivisht).

Këngëtarja 28-vjeçare i ka thënë ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, se do donte të kujdesej për fëmijët bashkë me partnerin aktual dhe ish-menaxherin e saj, Jason Trawick.

“Sa herë që i duhet të kthejë fëmijët tek Kevin bëhet keq. Britney ëndërron të martohet me Jason dhe që fëmijët të jetojnë me të”, u shpreh një burim pranë këngëtares.

Fatmirësisht për Britney, marrëdhënia që ka me ish-partnerin e saj është mjaft miqësore.

Këngëtarja do të ishte e gatshme të vazhdonte t’i paguante Kevinit 15 mijë dollarët që i paguan aktualisht si detyrim për fëmijët edhe po të arrinin një marrëveshje ku Britney do të kujdesej për to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA