Korçë, aksident, dy të vdekur

25/11/2010 09:15

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Plasë-Pendavinj, në Korçë.

Viktimat, Sabri dhe Aleko Risi kanë qenë duke udhëtuar me furgon.

Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje, ka arrestuar drejtuesin e furgonit, Farti Xhihani.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Top Channel