Itali, vihet në skenë “Albaniana”

25/11/2010 12:45

Të mërkurën në mbrëmje në Brescia u shfaq premiera e veprës së kompozitorit shqiptar Aleksander Peçi me titullin ‘Albaniana’. Eshtë një vepër e interpretuar tërësisht në flaut solist dhe për herë të parë ajo u luajt nga muzikantja Daniela Cima.

Kjo flautiste ka interpetuar dhe me pare vepra te maestro Aleksander Peçit duke percjelle edhe per publikun italian frymen e veprave te tij qe nga kritika dhe ardashesit vleresohen per nivelin e larte dhe freskine.

Bile disa kritike shkojne akoma me tej, duke vleresuar perveç potencialin krijues te maestros, edhe  ndikimin qe kane veprat e kompozitorit Aleksander Peçit në imazhin kulturor te Shqiperise. Ne Itali ai ka marre pjese ne Bienalen e Venecias, ne koncerte te ndryshme ne konservatorin e njohur te Santa Cecialia ne Rome dhe ne qytete te tjera si Cremona apo Brescia.

Vetem vitin e kaluar Aleksander Peçi ka pasuruar muziken shqiptare me 34 vepra premiere, por kenaqesia me e madhe e maestros eshte qe artiste te standarteve europiane i kane interpretuar keto vepra, pra siç shprehet ai “kane folur shqip me tinguj”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA