Drejt fundit martesa mes Katie dhe Tom?
25/11/2010 10:00
Në Hollywood thashethemet përhapen shpejt dhe është e paevitueshme që gazetarët të qëndrojnë larg tyre. Kështu duket se kriza mes Katie Holmes dhe Tom Cruise është mëse e pranishme.
Katie dhe Tom jetojnë në shtepi të ndara, pasi Holmes ka dashur më shumë privatësi.
Sipas revistës angleze ‘Grazia’, që citon disa burime pranë ciftit, mësohet se Katie kërkon një hapësirë ku mund të jetojë vetëm ose me Surin, të ketë një jetë më normale dhe më private. Duket se aktorja ka caktuar stafin e saj të afërt, ku asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me Scientology-n.
Cilatdo qofshin motivet, Katie po qëndron gjithnjë e më shumë kohë larg Tomit, i cili shpesh është kritikuar për posesivitet në cift.
Top Channel