Rihanna: Nuk do pozoja nudo për para
24/11/2010 08:55
Këngëtarja Rihanna ka refuzuar një ofertë të revistës ‘Playboy’ për të pozuar nudo.
“Nëse do zhvishem ndonjëherë dua që të jetë në një mënyrë elegante, dua që të jetë një zgjedhje personale dhe jo në këmbim të një çeku. Nuk do të pranoja kurrë para për të bërë diçka të tillë”, u shpreh Rihanna.
Që në vitin 2008 mund të “nuhatej” opinioni i këngëtares me origjinë nga Barbados për këtë temë.
Në deklaratat e asaj kohe, ajo tha se: “Jam vetëm 20 vjeç dhe mamaja ime do më vriste nëse do pozoja nudo.”
Top Channel