Justin Bieber me “trajner†për sjelljen
24/11/2010 09:20
Këngëtari 16-vjeçar ka një këshilltar që e mëson se si të sillet për të impresionuar publikun dhe vajzat.
Një burim tha për ‘Lifeandstyle.com’: “Këshilltari e mëson si të ecë, si të flasë, si të flirtojë me femrat ose si të mbajë kapelen.”
Këshilltari quhet Ryan dhe përveç emrit nuk bëhet e ditur asgjë tjetër për njeriun që po i mëson çdo gjë yllit adoleshent Justin Bieber.
16-vjeçari po planifikon gjatë kësaj kohe të hedhë në treg edhe parfumin e tij: “Shumica e personave VIP meshkuj hedhin në treg perfume për burra, ndërsa unë mendoj të bëj një fragrancë femërore. Është një ide ndryshe dhe mendoj se do të ketë shumë sukses.”
Top Channel