VIP-ave u pëlqen që t’u vënë fëmijëve të tyre emra të cuditshëm,shpesh pa u menduar mirë se me këtë identitet ata do të prezantohen gjithë jetën.

Përshembull tre vajzat e ish-ciftit Demi Moore e Bruce Willis quhen: Rumer (Fallxhore), Scout Larue (emër i frymëzuar prej heroinës) dhe Tallulah Belle (Ujëvarë e papërmbajtshme).

Por ka edhe më keq; Jason Lee e Beth Riesgraf e kanë quajtur djalin e tyre Pilot Inspektor,frymëzuar nga një këngë e ‘Grandaddy’.

Aktori Rob Morrow, e ka quajtur vajzën e tij Tu, në mënyrë që kombinimi me mbiemrin të ishte i gjetur. Fonetikisht do të krijohej fjala ‘tomorrow’ (nesër).

Asnjë justifikim nuk mund t’i bëhet aktores Shannyn Sossamon, e cila e ka quajtur vajzën e saj, nuk dihet se për c’motiv me emrin Audio Science.

Vajza e Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin quhet Apple (mollë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA