Ylli i “Lost” debuton në skenën e Londrës

23/11/2010 13:10

Ylli i serialit televiziv amerikan “Lost”, Matthew Fox do të bëjë debutimin e tij në skenën britanike, në kuadër të premierës botërore të një drame të shkrimtarit Neil LaBute.

Fox, i cili ka interpretuar doktorin Jack Shephard në ishullin e shkretë, do të performojë përkrah aktores së njohur britanike Olivia Williams.

“Një pyll i errët dhe i thellë” është përshkruar si një komedi që më vonë përfundon në një thriller psikologjik.

Kjo shfaqje do të hapë sezonin e Vaudeville Theatre të Londrës në mars të vitit të ardhshëm. Fox do të luajë rolin e Bobby, i cili ndihmon motrën e tij, Williams, që të zbrazë shtëpinë e saj në pyll.

Aktori 44 vjecar ka deklaruar për BBC se dëshironte të kthehej në teatër pasi ishte mërzitur me pjesëmarrjen e tij në një serial maratonë që zgjati 6 vjet.

Top Channel