William & Kate, martesa në fund të prillit
23/11/2010 13:45
Princi William dhe Kate Middleton do të martohen më 29 prill, ditë e premte, në Westminister Abbey, ku u mbajt dhe ceremonia mortore e Lady Diana.
Downing Street ka njoftuar se dita e dasmës do të jetë “Bank Holiday”, ose festë kombëtare.
Zyra e princit Carl, babai i dhëndrit, ka njoftuar se kostoja e ceremonisë, muzikës, lulet, pritja dhe muaji i mjaltit do të paguhet nga familja mbretërore dhe ajo Middleton.
Ndërsa kontribuesit duhet vetëm të mbështesin koston e sigurisë.
Top Channel