Shkodër, bie në përrua furgoni me pasagjerë

23/11/2010 14:00

Një aksident rrugor, për fat të mirë pa viktima, është regjistruar sot në qytetin verior të Shkodrës.

Sipas informacioneve të fundit, për shkak të motit të keq, një furgon me 12 pasagjerë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua.

Autoritetet lokale njoftojnë se menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë dërguar forcat e policisë dhe ambulancat, të cilat kanë konstatuar se 12 pasagjerët kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë lagështira e rrugës për shkak të reshjeve të dendura.

Top Channel