Kim lidhet me ish-in e Halle Berry
23/11/2010 12:20
Disa ditë më parë Gabriel Aubry u shpreh i shqetësuar për lidhjen e shpejtë mes ish- të dashurës së tij Halle Berry dhe Oliver Martinez, të cilët vendosën bashkëjetesën, vetëm dy muaj pas njohjes.
Edhe modeli, i cili është babai i fëmijës së Halle, Nahla, duket se është ngushëlluar shpejt pas ndarjes, duke përfunduar në krahët e Kim Kardashian.
Kim është fotografuar në Los Angeles me Aubry.
“Kim dhe Gabriel janë takuar disa herë në New York, por mes tyre nuk ndodhi asgjë. Kur Kim shkoi në Los Angeles, gjërat ndryshuan. Ata dolën bashkë për darkë dhe më pas ia mbathën bashkë për të kaluar natën”, thotë një burim anonim.
Top Channel