Aguilera me partner të ri

23/11/2010 16:00

Christina Aguilera u nda nga bashkëshorti i saj, Jordan Bratman një muaj më parë dhe duket se nuk ka humbur kohë, por vazhdon jetën e saj.

Këngëtarja ka gjetur një partner të ri, Matthew Rutler.

Christina e ka njohur Rutler, asistent me profesion, në setin e filmit të saj të fundit “Burlesque”.

Një burim u shpreh për revistën ‘People’: “Christina u takua me Matt në setin e filmit gjatë një periudhe të vështirë të jetës së saj dhe gjeti mbështetje tek ai si një mik. Pasi u nda me Jordan, kjo miqësi u shndërrua në romancë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA