Paris Hilton shlyen dënimin me taka

22/11/2010 21:30

Paris Hilton nuk donte të kthehej në burg dhe për këtë, kur u arrestua për zotërim droge gushtin e kaluar, kërkoi që qëndrimi në burg t’i konvertohej në një gjobë prej 1500 eurosh, një vit lirie me kusht dhe me 200 orë pune në shërbim të komunitetit.

Paratë i pagoi shpejt dhe mbetej të plotësonte orët e punës, të cilët po i shlyen gjatë këtyre ditëve. E veshur me një bluzë të verdhë dhe me taka, Paris Hilton doli që në shtatë të mëngjesit për të fshirë vizatimet në muret e Hollywood-it.

Rregullat e punës janë të qarta: nuk ka pushim për të pirë kafe dhe nuk duhet të merret me vete celulari.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA