
Pas lajmit të bukur për martesën me princin William, Kate Middleton nis të ndjejë presionin e familjes mbretërore britanike.
Sipas “Daily Mail” është vendosur që e fejuara e William duhet të ndjekë kurse për etikën dhe protokollin mbretëror. Jo vetëm kaq, por Kate do të ketë edhe mbështetje psikologjike për të mos patur depresion brenda mureve të Pallatit Mbretëror, të njëjtë më atë që goditi princeshën Diana, disa muaj pas martesës me princin Charles.
Anëtarët e familjes mbretërore kanë frikë se kur William do të marrë detyra të rëndësishme, gruaja e tij mund të lihet e lënë pas dore. Me Kate do të merret Sophie, gruaja e Princit Edwart, e cila do t’i tregojë Kate rrugën e duhur për trajtimin e shtypit, për impenjimet publike dhe detyra të tjera që i dalin asaj pas futjes në Familjen Mbreterore.
Top Channel